Pas mesnate ndryshojnë çmimet e derivateve

Pas mesnate do të rriten çmimet e derivateve të naftës, kështu bëri të ditur Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,755 den/kg.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.

Pas mesnate, këto do të jenë çmimet e derivative:

  • Benzinë motori – ЕUROSUPER BS 95 – 80,00 denarë/liter,
  • Benzinë motori – ЕUROSUPER BS 98 – 82,00 denarë/liter,
  • Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 70,50 denarë/liter,
  • Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 70,00 denarë/liter,
  • Mazut М-1 SU – 41,784 denarë/kilogram.

Tregtarët mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.