Pas grevës së sotme, edhe të hënën pritet të ketë grevë në kufirin me Greqinë
Në kalimet kufitare për në Greqi sot u zhvillua një grevë, duke bllokuar kalimet kufitare të udhëtarëve që kishin për qellim hyrjen në vendin fqinj, transmeton Portalb.mk.
Sot në orët e paradites në kalimin kufitar në Bogorodicë për hyrje në Greqi është pritur rreth 2 orë, ndërsa në Tabanoc rreth 30 minuta, ndërsa në kalimet tjera më pak.
Greqia për sot, sipas orës greke, kishte paralajmëruar grevë të punonjësve të doganave prej orës 06:00 deri në ora 10:00, ashtu që automjetet e udhëtarëve do të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa ai i mallrave do të ndalet plotësisht.
Kufizime për kalimet kufitare me Greqinë janë paralajmëruar edhe më 27 korrik, duke filluar në kohë të njëjtë, ashtu që kalimi do të jetë i lejuar vetëm për këmbësorët.