Pas dhjetë orëve, akoma kërkohet vajza 14 vjeçe në Shkup

Policia e Maqedonisë së Veriut akoma është duke kërkuar për gjetjen e 14 vjeçares që ka humbur sot në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ajo ka humbur prej momentit kur ishte duke shkuar në shkollë, rreth orës shtatë në mëngjes. Largësia mes shkollës dhe shtëpisë vlerësohet të jetë 7 minuta, ndërsa ajo nuk kishte arritur aspak në shkollë.

Rasti ishte paraqitur edhe në MPB rreth orës 08:35.

Njoftimi rreth humbjes së saj që në momentet e para ka njoftuar nëna Zorica, e cila ka njoftuar për humbjen e vajzës Vanja në “Debar Malo” në Komunën Qendër.

Në njoftimin e saj në internet theksohet se vajza është e veshur me pantallona të zeza, bluzë të kaltër, xhaketë të zezë dhe mbathje të bardha.