Partia Demokratike e Turqve u largua nga Fronti Evropian, në zgjedhje do të shkojë e vetme

Partia Demokratike e Turqve në Maqedoninë e Verriut, e cila ishte pjesë e “Frontit Evropian” të udhëhequr nga BDI, njoftoi sot në një deklaratë se organet e partisë kanë vendosur të kandidojnë të pavarur në zgjedhjet lokale të planifikuara për 19 tetor, transmeton Portalb.mk.

Partia Demokratike e Turqve theksoi se do të kandidojnë të pavarur, me kandidatët e vet për këshilltarë dhe kandidatë për kryetarë komunash në komunat ku jeton popullsi kryesisht e komunitetit turk.

“Në përputhje me vullnetin e shprehur qartë të popullit, është marrë një vendim për t’u larguar nga koalicioni “Fronti Evropian”. Me këtë hap, ne forcojmë pozicionin tonë të pavarur politik dhe konfirmojmë vendosmërinë tonë për t’i shërbyer drejtpërdrejt popullit, pa ndërmjetës dhe kompromise që do të dobësonin misionin tonë”, thanë nga kjo parti.

Kujtojmë që Partia Demokratike e Turqve u bashkua me Frontin Evropian para zgjedhjeve të kaluara parlamentare dhe presidenciale. Fronti Evropian që udhëhiqet nga BDI, në zgjedhjet e ardhshme lokale do të garojë si Aleanca Kombëtare për Integrim, ky koalicion përbëhet nga BDI, Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit dhe ajo e Ziadin Selës si dhe parti nga komunitetet tjera në vend.

Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor – rrethi i parë dhe 2 nëntor – rrethi i dytë.