Padi për tre persona për vjedhje, falsifikim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka akuzuar tre qytetarë të Maqedonisë së Veriut në Prokurorinë Themelore Publike – Koçan për kryerjen e veprave penale derisa ishin në detyrë zyrtare, transmeton Portalb.mk.

“Në harkun kohor nga korriku 2021 deri më tetor 2022, i denoncuari i parë dhe i dytë, të punësuar në NP ”Pyjet Nacionale”-dega “Maleshevë”-Berovë, i kanë mundësuar të denoncuarit të tretë të kryejë prerjen, furnizimin dhe transportin me masë druri nga parcela pronë private, me të cilën në mënyrë kundërligjore ka fituar dobi materiale në shumë prej 3.306.446 denarë”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

I akuzuari i parë është 61 vjeçari L.S. nga Berova, i dyti është 49 vjeçari T.Ç. nga fshati Maçevë në Berovë dhe i akuzuari i tretë është 39 vjeçari V.Xh. nga fshati Rusinovë në Berovë. Ata akuzohen për “keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit”, falsifikim të dokumenteve zyrtare” dhe “vjedhje”.