Pa ujë nesër АSHAM, Gjykata Themelore 2, Qendra Tregtare “Mavrovasja”, Qendra Kulturore e të Rinjve, Biblioteka Kombëtare si dhe një pjesë e Çarshisë
Nesër nga ora 07:00 përdoruesit në objektet e ASHAM-it, Gjykatës Themelore 2, Qendrës Kulturore të të Rinjve, Bibliotekës Universitare “Shën Kliment Ohridski” – Shkup, Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Qendrës Tregtare “Mavrovasja”, një pjese të Çarshisë së Shkupit, Kullës së Sahatit, rrugës “Otokar Kershovani”, Rrugës së Avokatëve dhe një pjese të bulevardit “Krste Misirkov”, do të mbeten pa ujë, transmeton Portalb.mk.
Siç informon Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” – Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë bëhet për shkak të një defekti në linjën e ujësjellësit në bulevardin “Krste Misirkov”.
Furnizimi me ujë do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e punimeve.