Osmani pas raportit kritik të KE-së: Pa kapituj të hapur, ky është tavani

Përparimi i përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut nuk është i kërcënuar, thotë ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, pas raportit kritik të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut në të cilin, mes tjerash është nënvizuar se nuk ka përparim në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit, si dhe se shteti ka polarizim të thellë politik. Osmani në intervistë për 360 shkallë deklaroi se, Qeveri ka qenë (vetë)kritike dhe se është e qartë konstatimi se në disa fusha të caktuara ka progres të kufizuar apo nuk ka progres. Por, përpsëriti, gatishmëria e përgjithshme e shtetit nuk është i kërcënuar, transmeton Portalb.mk.

“Fillimisht,  në përparimin e përgjithshëm nuk kërcënohemi, ne jemi ndër të parët në rajon. E dyta, në asnjë kapitull nuk ka regres. E treta, ky është raport për vitin, për këto 365 ditë, i cili ishte vit i krizës, vit në të cili kemi pasur polarizim më të vështirë në shoqëri, parlamenti kishte bllokave, lideri i opozitës çdo javë paralajmëronte termin tjetër për zgjedhje. Më pas, çështja e ndryshimeve kushtetuese, përkatësisht me Bullgarinë, keqpërdormi monstruoz i emocioneve të qytetarëve në raport të çështjeve të rëndësishme nacionale nga ana e opozitës, ajo është në pjesëën e fajit të opozitës”, tha Osmani

I pyetur rreth kritikave të nënvizuara në raport sa i përket ndikimeve të jashtme në Këshillin Gjyqësor, Osmani tha se është çështje më e komplikuar se sa tentohet që tregohet si situatë bardhë e zi.

“Ka shumë dinamikë në gjyqësor të cilët kërkojnë adresim. Por, pa kapituj të hapur – aq e kemi hapësirë. Ai tavan që na godet, do të fillojë të bjerë. “Për Kodin Penal madje unë mendojë se zgjidhja paraprake ishte arsye për luftë të pasuksesshme kundër korrupsioni dhe për mosbesimin e qytetarëve në gjyqësor. Pikërisht ajo zgjidhje në të cilën kishte mundësi të pakufizuar të zvarriten lëndët njëzet vite”, tha Osmani.

Komisioni Evropian më tetë nëntor publikoi Raportin e progresit për vendet e Ballakanit Perëndimor. Situta me luftën kundër korrupsionit në vend ështq vlerësuar pa asnjë përparim. Korrupsioni vazhdon të mbetet i përhapur në shumë fusha. Lidhur me ndryshimet e Kodit Penal thuhet se pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të tilla. “Kjo është një çështje shqetësuese serioze”, thuhet tekstualisht në raport.  Po ashtu thuhet se, nuk ka pasur përparim gjyqësor dhe seKëshilli Gjyqësor duhet të përpiqet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe institucioneve dhe duhet t’i rezistojë çdo ndikimi të jashtëm.