Më 1 dhjetor Google do të fillojë fshirjen e llogarive të papërdorura

Google prezantoi një politikë të re për llogaritë jo-aktive në fillim të vitit duke paralajmëruar se miliona prej tyre do të fshihen. Gjiganti i kërkimit do të fillojë zbatimin e kësaj politike nga data 1 Dhjetor 2023. Sipas politikës një llogari jo-aktive konsiderohet çdo llogari që nuk është përdorur për dy vitet e fundit, transmeton PCWorld.al.

Pjesë e këtij aktiviteti janë përdorimi i Google Drive, shikimi i videove YouTube, shpërndarja e fotove apo shkarkimi i aplikacioneve.

Google thekson se aktiviteti i llogarisë lidhet me vetë llogarinë dhe jo pajisjen. Politika aplikohet vetëm për llogaritë personale dhe jo ato të lidhura me punën, shkollat apo organizatat.

Heqja e llogarive është e motivuar nga ideja që mund të jenë të braktisura, harruara dhe pa përdorura duke i ekspozuar përballë një kompromentimi të mundshëm.