OLAF kërkoi nga Maqedonia e Veriut kthimin e 600 mijë eurove që janë shfrytëzuar për blerjen e një softueri në vitin 2015

Sipas Ministrisë, hetimet tashmë kanë mbaruar dhe për rastin ka lëndë konkrete me veprime konkrete juridike, raportoi MKD. Lënda është dërguar deri te Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar, ndërsa Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave kërkoi që lënda të zbardhet plotësisht, përcjell Portalb.mk.

Ministri për bujqësi, Lupço Nikollovski theksoi që lëndë nuk ka të bëjë me IPARD. Ai sqaroi që OLAF ka konstatuar parregullsi, duke shtuar që Qeveria këtë lëndë e ka dërguar në Prokurori, ndërkohë kërkoi që rasti të zbardhet plotësisht.

“Kemi një rast në OLAF që ka mbaruar me rekomandime. Bëhet fjalë për projekt nga viti 2015, por nuk është e lidhur me IPARD, por me IPA mbështetjen për Ministrinë, për një softuer për të cilin shteti duhet t’i kthen paratë”, deklaroi ministri Nikollovski, duke shfaqur një dokument të Marrëveshjes së nënshkruar më 20 nëntor të vitit 2015.

Nikollovski kërkoi që rasti të zbardhet plotësisht, ndërkohë kërkoi qartësi, saktësish dhe transparencë që mos të humb besimi i qytetarëve, duke theksuar që janë edhe 20 milionë euro në dispozicion.