Policia e Maqedonisë së Veriut për një muaj ka regjistruar afër 2 mijë dënime për motoçiklistët

Në muajin korrik, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1 874 dënime në komunikacion për shfrytëzuesit e biçikletave, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit korrik të vitit 2023, janë kryer kontrolle të përforcuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për dënimin e parregullsive që i bëjnë ngasësit e motoçikletave, gjatë së cilës janë dënuar 1 874 ngasës”, sqarojnë nga Policia.

Në këtë periudhë janë sekuestruar edhe 45 motoçikleta, ndërsa 1266 ngasës nuk e kanë shfrytëzuar kapelën mbrojtëse, ndërsa 308 pa leje qarkullimi.

Policia sqaroi që një nga parregullsitë që u konstatua ishte edhe zhurma e madhe e krijuar.