Numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut shënoi rritje, 40 përqind e tyre erdhën vetëm nga njëri shtet

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill janë regjistruar gjithsej 81 752 turistë, apo 16.9 % më shumë se prilli i vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Rritje më e madhe është regjistruar te numri i turistëve të huaj, ashtu që në këtë muaj erdhën 62 978 turistë të huaj, apo 21.3 përqind më shumë.

Në periudhën janar – prill 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 15.3 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje për 7.4 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 19.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti turistë kanë ardhur nga Turqia (25 324), Serbia (5 006), Gjermania (3 254), Greqia (2766), etj.