Nuk është e vërtetë që Gjeorgjia do të hapë ambasadë në Moskë

Vërtetmatësi nuk gjeti asnjë informacion zyrtar se Gjeorgjia do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë dhe do të hapë ambasadë në Moskë. Nuk ka një gjë të tillë në profilet zyrtare X të partisë Ëndrra Gjeorgjiane dhe qeverisë gjeorgjiane. Lajmi se Gjeorgjia po përgatitet të hapë një ambasadë në Moskë është mohuar nga pala gjeorgjiane dhe ruse, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook pretendon se Gjeorgjia ka filluar përgatitjet për të rihapur ambasadën e saj në Moskë.

Gjeorgjia ka filluar përgatitjet për të rihapur ambasadën e saj në Moskë dhe për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Kjo është një fitore e madhe për unitetin e krishterë ortodoks kundër globalizmit, thuhet në postim.

Një pretendim i tillë vjen disa ditë pasi parlamenti gjeorgjian, me sugjerimin e partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, miratoi Ligjin për agjentët e huaj, i cili shkaktoi protesta masive në të gjithë vendin. Lajmi se Gjeorgjia dëshiron të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë nuk është mbështetur zyrtarisht nga asnjë palë.

Kontrolli ynë tregoi se lajmi se autoritetet gjeorgjiane po përgatiten të hapin një ambasadë në Moskë më 11 qershor, u raportua për herë të parë nga stacioni televiziv gjeorgjian Mtavari. Siç shkruan Mtavari, rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë është bërë prioritet i partisë “Ëndrra Gjeorgjiane”. Burime televizive konfirmuan se Qeveritë e Gjeorgjisë dhe Rusisë janë duke punuar në mënyrë aktive dhe se përzgjedhja e punonjësve për ambasadën gjeorgjiane në Moskë tashmë ka filluar.

Por tashmë në pjesën tjetër të lajmit, televizioni shkruan se partia në pushtet mohoi hapjen e një ambasade në Moskë.

Gjeorgjianët afër Kremlinit në Rusi e dëshirojnë këtë – por Ëndrra Gjeorgjiane mohon gjithçka në Tbilisi. Drejtuesit e Qeverisë gjeorgjiane, të cilët po bëjnë gjithnjë e më shumë hapa drejt Kremlinit, e konsiderojnë të pamend përhapjen e çdo informacioni për hapjen e ambasadës në Moskë, thekson Mtavari në raportin e tij. 

Lajmet Kombëtare të Ukrainës (UNN) raportojnë gjithashtu se “Ëndrra Gjeorgjiane” mohoi lajmin për hapjen e një ambasade në Moskë.

Ëndrra Gjeorgjiane” e mohon këtë informacion. Drejtuesit e Qeverisë gjeorgjiane e quajnë “të paarsyeshme përhapjen e çdo informacioni për hapjen e një ambasade në Moskë”, raporton UNN

Një mohim erdhi edhe nga pala ruse.

Lajmi për rivendosjen e supozuar të marrëdhënieve diplomatike me Gjeorgjinë është i rremë. Kështu deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme ruse për TASS, shkruan Radar Armenia. 

Nuk shohim asnjë kuptim të komentojmë “lajme” e ndryshme të përhapura nga burime të opozitës gjeorgjiane”tha MPJ ruse, raporton Radar Armenia.

Vërtetmatësi nuk gjeti asnjë informacion zyrtar se Gjeorgjia do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë dhe do të hapë një ambasadë në Moskë. Nuk ka një gjë të tillë në profilet zyrtare X të partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe Qeverisë gjeorgjiane.

Nga rruga, në shtator 2008, Gjeorgjia prishi marrëdhëniet diplomatike me Rusinë për shkak të njohjes së pavarësisë së Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut. Që nga 5 marsi 2009, marrëdhëniet mes dy vendeve janë ruajtur në nivel seksionesh që punojnë në ambasadat zvicerane.

Nga të gjitha faktet më sipër, mund të konkludojmë se lajmi se Gjeorgjia do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë dhe do të hapë një ambasadë në Moskë nuk është i vërtetë dhe asnjë konfirmim zyrtar nuk mund të gjendet askund. Për këtë, ka edhe mohime zyrtarre nga pala gjeorgjiane dhe ruse. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.