NTP Shkup nuk ofron transport njëvjeçar për 1.99 euro

Për ta bërë mashtrimin më bindës, publikohen edhe foto cilësore të autobusëve të qytetit, falsifikohet logoja e kartës elektronike “Skopska”, si dhe krijohet përshtypja e rreme se për vetëm 1,99 euro do të përfitoni transport urban gjatë gjithë vitit. Mashtrimi u shpërnda pak para fillimit të vitit të ri shkollor kur ka një frekuencë të lartë në transportin urban, shkruan Vërtetmatësi.

Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet:

Qyteti i Shkupit ka nisur një fushatë për përmirësimin e mjedisit, duke i inkurajuar banorët që të përdorin më shumë transportin publik!
Karta e Shkupit ofron transport në qytet falas për një vit! Mos u vononi! Oferta speciale është e vlefshme deri më 31 gusht 2024.
Klikoni në linkun e mëposhtëm.

Njoftimi është i rremë, pra nuk ka asnjë promovim të NTP-së sipas të cilit do të shpërndahen “bileta për transport falas për një vit”. Kur q qaset lidhja, përdoruesit e rrjetit social Facebook inkurajohen të lënë të dhënat e tyre personale, emrin, mbiemrin, adresën dhe më pas udhëzohen të paguajnë 1.99 euro për t’iu dorëzuar kartelën e pretenduar.

Për ta bërë mashtrimin më bindës, publikohen edhe foto cilësore të autobusëve të qytetit, falsifikohet logoja e kartës elektronike “Skopska”, si dhe krijohet përshtypja e rreme se për vetëm 1,99 euro do të përfitoni transport urban gjatë gjithë vitit. Mashtrimi u shpërnda pak para fillimit të vitit të ri shkollor kur ka një frekuencë të lartë në transportin urban.

Për më tepër, faqja nga e cila shpërndahet postimi mashtrues nuk është faqja zyrtare në Facebook e Kompanisë së Transportit Publik. Ajo faqe është krijuar ekskluzivisht për mashtrim financiar të qytetarëve.

Kompania e transportit publik të Shkupit onfirmon se bëhet fjalë për mashtrim.

NTP Shkup ka identifikuar një lajm të rremë me të cilën është falsifikuarr logoja e kartës elektronike të Shkupit të publikuar në rrjetet sociale nga grupi i quajtur Karta e transportit të qytetit të Shkupit, i cili nuk ka lidhje me NTP Shkup. Është një mashtrim me një lidhje të rreme që vjedh të dhëna nga kartat e pagesave të qytetarëve. Kompania e transportit publik Shkup e ka raportuar mashtrimin në MPB dhe pret veprime të shpejta nga autoritetet për zbulimin e autorëve të mashtrimit dhe pret marrjen e menjëhershme të të gjitha masave ligjore për mbrojtjen e NTP-së, njoftojnë nga NTP në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.