Cilat ueb-faqe nga Maqedonia e Veriut “shesin” patriotizëm në SHBA?
Tetë vjet pas zbulimit të rastit të spammersave pro-Trump bga Velesi, “fabrika” maqedonase për prodhimin dhe shitjen e patriotizmit amerikan është edhe më tej aktive. Përkundër faktit se Facebook në vitet e fundit vazhdimisht ka fshirë dhe bllokuar faqet për të cilat u konstatua se përhapin lajme të rreme, Maqedonia mbetet në krye të listës së vendeve ku krijohen faqet që “ndërtojnë” patriotizmin amerikan, raporton DW.
Revista prestigjioze “Forbes” në një studim të botuar më 26 gusht të këtij viti, tregon se janë zbuluar 67 faqe të tilla, të cilat tashmë janë hequr, ndërsa ishin kampione në prodhimin e lajmeve, kulturës apo identitetit amerikan nga vende jashtë Shteteve të Bashkuara. Që nga 20 gushti, ata kishin më shumë se 9 milionë ndjekës së bashku – më shumë se faqet në Facebook të Wall Street Journal ose Washington Post. Në të njëjtën kohë, faqet e menaxhuara nga territori i Maqedonisë janë me shumë përparësi, me mbi 4.7 milionë ndjekës.
Maqedonia është ende furnizuesi dominues i lajmeve të rreme
Tridhjetë e tre prej tyre operoheshin nga Maqedonia, ndërsa të tjerat ishin shpërndarë në 23 vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Francën, Marokun, Venezuelën dhe Vietnamin. Zëdhënësja e Meta, Margarita Franklin tha për Forbes se të gjitha 67 faqet shkelnin rregullat e Metës për sjelljen joautentike duke keqpërfaqësuar lokacionin dhe u hoqën.
“Nuk është domosdoshmërisht shkelje e rregullave të Metës të bësh një faqe për një vend ndërsa je në një tjetër, por faqet e kalojnë kufirin kur mashtrojnë njerëzit se nga janë”, shpjegon Meta. Sipas tyre, faqet kanë qenë aktive vetëm një javë para se të hiqen.
Biznes që rrjedh nga inteligjenca artificiale
Indikacionet tregojnë se këto faqe jo vetëm që janë ende aktive, por ky biznes po bëhet edhe më i fortë me IA. Kjo është arsyeja pse po bëhet gjithnjë e më tërheqëse n vendet jashtë SHBA-së të krijohen faqe “amerikane” për lajme të rreme në Facebook. Rrjeti social është nikoqir i më shumë se njëqind faqe që kanë adoptuar patriotizmin amerikan si një temë si për shembull- Krenar amerikan, Krenar që jam Amerikan, Përralla amerikane dhe Ne jemi Amerikë.
Por shumë nga ato faqe, pavarësisht emrave të tyre, nuk janë aspak amerikane. Pas tyre janë spammers të huaj, shumë prej të cilëve janë të vendosur në Maqedoni, të cilët përdorin inteligjencën artificiale për të siguruar një numër të madh të klikimeve.
Postimet që shpërndajnë lutjet për ushtarët amerikanë, retweet-et, memet dhe fotografitë e vajzave të vjetra pin-up të Hollivudit lidhen me artikujt e krijuar nga AI kundër të cilëve spammerët me klikime mund të shesin reklama. Faqet që i promovojnë, shesin patriotizëm të rremë, sepse fitojnë para me çdo klikim në një nga link-et e faqes, ndërsa në botën e reklamave, klikimet amerikane janë ndër më të vlefshmet.
Histori e gjatë
Spamerët nga Maqedonia kanë një histori të gjatë në Facebook. Gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, adoleshentët nga Velesi u shpërndanë lajme të rreme miliona amerikanëve në Facebook, duke fituar dhjetëra mijëra dollarë të ardhura nga reklamat. Tani, inteligjenca artificiale u ka dhënë atyre “krahë” për të prodhuar sasi të pafundme lajmesh me cilësi të ulët (ose plotësisht të rreme).
“Faqet kanë filluar të përdorin imazhe të krijuara nga AI për të tërhequr përdoruesit e Facebook-ut në SHBA – dhe të paktën në disa raste, po funksionon. Një postim i bërë javën e kaluar nga faqja me bazë në Kanada “Patriotët amerikanë” shfaqi një foto të krijuar nga AI të një ushtari amerikan dhe fëmijëve të tij dhe mori më shumë se 100.000 pëlqime dhe 35.000 komente. Faqja “Patrotët amerikanë”, si shumica e të tjerave, po i drejtonte njerëzit në Facebook të klikonin në faqe me artikuj me cilësi të ulët”, thuhet në analizën e Forbes.
Pasi u theksua në vitin 2016 se ata kishin ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane me fushata false në favor të Donald Trump, mashtruesit online kanë hyrë në një lojë të re. Një hetim i Radios Evropa e Lirë në shkurt të këtij viti zbuloi se ata po përfitojnë drejtpërdrejt nga “marka Trump” duke shitur karta pa vlerë, monedha, ngjitëse dhe produkte të tjera që duhet t’u ofrojnë blerësve miliona fitime pasi Trump të bëhet president përsëri i Shteteve të Bashkuara. Të paktën 69 shitës të kartave false me imazhin e Trumpit janë identifikuar në rrjetet sociale. Prej tyre, 45 ndodheshin në Veles. Mes tyre kishte studentë, kasap, drejtues të këndeve të lojërave për fëmijë, por të gjithë nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve për mashtrimet.
Në qershor 2017, Facebook nisi një fushatë të madhe për të fshirë profilet dhe faqet e spammersëve nga Velesi që po përhapnin lajme të rreme. Qindra faqe të tilla u fshinë më pas, dhe një vit më vonë, hulumtimi i BuzzFeed dhe Laboratori Kërkimor Maqedonas zbulon se “biznesi” i lajmeve të rreme në Veles ishte nisur nga dy vëllezër që angazhuan edhe konservatorë amerikanë si autorë.