Notari Gjuretanoviq i fundit në kualifikimin e 400 metrave stil i lirë

Notari 16 vjeçar dhe përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në Lojërat Olimpike në Paris, pati paraqitje të dobët në garën e 400 metrave stil i lirë, transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesi i parë i delegacionit të Maqedonisë notin e përfundoi me kohën 4:05:38 minuta, që mjaftoi për vendin e fundit në grupin e parë në kualifikime.

Notari maqedonas notoi tre sekonda më ngadalë se koha e raportuar për Lojërat e Parisit.

Me paraqitjen e sotme, Gjuretanoviq përfundoi pjesëmarrjen olimpike në Paris. Kanë mbetur edhe pesë përfaqësues tanë që shpresojnë për një medalje.