Një banor njëzet e një vjeçar i fshatit Saramzalino R. A. nga Komuna e Llozovës, u dënua me një vit burg për dhunë në familje ndaj partneres së tij 34-vjeçare. Ai u shpall fajtor në Gjykatën Themelore të Shën Nikollës për dy vepra penale. R. A. është në paraburgim, i cili është zgjatur deri në formën e prerë të vendimit, por jo më shumë se 60 ditë, transmeton Portalb.mk.
“Duke vepruar mbi aktakuzën e paraqitur nga Prokuroria Publike e Shën Nikollës, Gjykata Themelore e Shën Nikollës lëshoi vendim të formës jo së prerë me të cilin R.A. u shpall fajtor për veprën penale “lëndim trupor” dhe të “privim të paligjshëm të lirisë” dhe u dënua me një dënim prej një viti burg”, njoftoi Gjykata Themelore e Shën Nikollës.
Sipas aktakuzës, R. A. më 19 dhe 20 shkurt të këtij viti, në shtëpinë familjare në Shën Nikollë, gjatë kryerjes së dhunës në familje, ia kufizoi lirinë e lëvizjes dhe lëndoi fizikisht të dashurën e tij shtatzënë, e sulmoi fizikisht dhe i mori telefonin celular dhe çelësat e makinës. I pandehuri e fyeu të dëmtuarën, me të cilën jetonin në një bashkësi familjare, dhe filloi ta godiste me grushte. Kur vajza humbi ndjenjat nga goditjet, ai e çoi në banjo ku e solli në vete me ujë të ftohtë, pas së cilës filloi ta tërhiqte për flokësh dhe ta godiste përsëri me grushte në kokë dhe trup. E dëmtuara mori lëndime të shumta nga goditjet, dhe kur u përpoq të ikte, i pandehuri i mori telefonin celular dhe e mbylli në dhomën e gjumit, ku e mbajti për 15 orë.
Vitin e kaluar, Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Veles paraqiti 37 aktakuza në Gjykatën Themelore Veles, u morën tetë vendime me të cilat u shqiptuan dënime me burg për të pandehurit, 21 vendime me të cilat u shqiptua një masë alternative – dënim me kusht, dy vendime me të cilat u shqiptuan masa sigurie për të pandehurit – trajtim i detyrueshëm psikiatrik dhe ndalim në një institucion shëndetësor, ndërsa procedurat gjyqësore për aktakuzat e tjera të ngritura u shtynë për këtë vit.