Një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën në një aksident në Greqi

Një shtetas i Maqedonisë ka humbur jetën pasditen e djeshme në një aksident trafiku që ka ndodhur në veri të Greqisë, afër Kukusit, raportojnë mediat greke, transmeton Portalb.mk.

Sipas mediave greke, në aksident ka humbur jetën një shtetas i Maqedonisë së Veriut, 55 vjeç, pasi makina e tij, me të cilën po lëvizte në drejtim të Kukushit, është përplasur me një automjet tjetër të drejtuar nga një grua 44-vjeçare.

Në vendngjarje, përveç ekipeve të policisë, kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, të cilët kanë nxjerrë trupin e shoferit 55-vjeçar, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Selanikut, ku ka konstatuar vdekjen.

Automjeti tjetër drejtohej nga një 44-vjeçare, e cila po trajtohet në spitalin e Kukushit. Krahas saj në automjet ndodhej edhe një 38-vjeçar dhe dy vajza 3-vjeçare, të cilat tani ndodhen në spitalin e Selanikut.

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit, por sipas mediave greke hetimet do të kryhen nga Policia Rrugore në Kukush.