Një profesor ftoi studentin për “konsultime”, derisa studentët po përgatiteshin për protestë në Beograd (VIDEO)

Një burrë i cili u prezantua si profesor në Fakultetin e Shkencave Teknike në Novi Sad iu afrua një grupi studentësh që shkuan për të protestuar në Beograd këtë mëngjes dhe kërkoi të fliste me një student “për pesë minuta”. Ngjarja ka ndodhur gjatë përfshirjes së drejtpërdrejtë në programin televiziv Nova S nga qyteti universitar i Novi Sadit, transmeton portali “Danas“.

Burri i paraqitur si profesor i afrohet studentit Veljko Petroviq, për të cilin thotë se është studenti i tij me të cilin do të donte të fliste. Kur një nga studentët e mbledhur i thotë se nuk ka për çfarë të flasë me të, burri i përgjigjet “A je ti nëna e tij?”

Pyetjes së gazetarit nga Nova S se çfarë dëshiron të diskutojë me Veljkon, burri thotë se bëhet fjalë për “konsultime private” dhe shton “Nuk kam pse t’ju rrëfehem”.

Ai pretendon se nuk e di pse janë mbledhur studentët dhe kur i është shpjeguar se do të bllokojnë Beogradin, ai është përgjigjur:

“Bllokoni çfarë të duash, ju bllokoni, ndërsa thërrisni studentët!”, pas së cilës njëri nga studentët e mbledhur sqaron se organizatorë të protestës janë të gjithë studentët e Novi Sadit që duan të jetojnë në një vend më të mirë.

Studenti Petroviq ka shpjeguar për Nova-n se njeriu që iu afrua nuk ishte ende profesor, por jepte mësim në një departament të Fakultetit të Shkencave Teknike, ndërsa në rrjetet sociale po shpërndahen pretendimet se është Mladen Peujlia, profesor në Katedrën për sisteme produktive, organizimi dhe menaxhim të fakultetit.

Epilogu i gjithë dramës, siç shkruan “Danas”, është pozitiv – studenti ka arritur të hipë në tren dhe të shkojë në bllokadën në Beograd.