Një grua dhe një i mitur humbën jetën në një aksident të rëndë në rrugën Krushevë-Krivogashtan, të lënduar rëndë janë edhe tre të tjerë

Një grua tridhjetë e tre vjeçare dhe një e mitur kanë mbetur viktima nga aksidenti i rëndë i trafikut gjatë ditës së djeshme që ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën rajonale Krushevë-Krivogashtani, transmeton Portalb.mk.

Aksidenti, siç informon Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka ndodhur pasi S. S. (35) nga fshati Kanatllarci ka humbur kontrollin mbi automjetin “Alfa Romeo” me targa të Prilepit, me çka ka dalë nga rruga në afërsi të vendit të quajtur “Studena Voda”.

Në momentin e aksidentit në automjet ndodheshin pesë persona, tre prej tyre të mitur.

Pas aksidentit, në Spitalin e Përgjithshëm në Prilep u d;rguan 33-vjeçari Xh.S nga fshati Kanatlarci dhe një nga të miturit. Gruaja iu nënshtrua plagëve të marra në spital, ndërsa fëmija u dërgua në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, por ndërroi jetë gjatë transportit.

“Shoferi dhe dy pasagjerë të tjerë të mitur janë plagosur rëndë”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Një ekip inspektues nga DRB Krushevë ka kryer kontroll në vendin e aksidentit.