Një deputet nga partia e Melonit nën hetim: Është plagosur një person me pistoletën e tij

Prokurorët italianë kanë ngritur hetim kundër deputetit nga radhët e partisë së kryeministres Giorgia Meloni, pasi që nga gjuajtja e pistoletës së tij është plagosur një person në mbrëmjen e Vitit të Ri. Emanuele Pozzolo, anëtar i partisë në pushtet Vëllezërit e Italisë, ka pranuar se është e atij pistoleta prej të cilës është shkrepur një plumb, por ka reaguar se ai nuk ka shkrepur, shkruan BBC.

Opozita i ka kërkuar Melonit që ta përjashtojë Pozzolon nga partia.

Në incident lehtë është plagosur dhëndri i një anëtari të sigurimit i cili e ka shoqëruar zëvendësministrin e Drejtësisë, i cili gjithashtu ka marrë pjesë në festën e cila është mbajtur në fshatin Rosaca.

Prokurorët kanë thënë se po e hetojnë Pecolon për plagosje, përdorim të rrezikshëm të armës dhe për kujdes jopërkatës për armën. Pozzolo ka pasur leje për armën, por politikanët opozitarë pyesin pse ka bartur pistoletë gjatë festës së fundvitit.

Nga partia e djathtë Vëllezërit e italisë kumtuan se kundër Pecolos do të ndërmerren masa nëse konstatohet se ka kryer diçka të gabuar.