Një ari sulmoi një turist danez në malin Sharr, i cili skijonte jashtë piste

Mëngjesin e sotëm, një ari ka sulmuar një turist danez, i cili së bashku me një grup skiatorësh kanë marrë pjesë në skijimin “free ride”, jashtë pistave të skive në zonën Jelak të malit Sharr, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK). Ngjarja ka ndodhur para orës 11 të mëngjesit të sotëm në afërsi të Kodrës së Diellit, transmeton Portalb.mk.

Ariu ka plagosur këmbët e skiatorit danez duke kafshuar dhe gërvishtur. Ekipi i emergjencës mjekësore nga Tetova e ka transportuar të lënduarin në spitalin e Tetovës, ku do të konstatohet më tej shkalla e lëndimeve.

QMK njoftoi se drejtori Stojançe Angelov është drejtuar në Kodër të Diellit nga ku pritet të deklarohet lidhur me ngjarjen.