Netanyahu tha se familjet e ushtarëve të vrarë i kërkuan të vazhdojë të luftojë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ka marrë një letër ku aty dhjetëra familje të ushtarëve të vrarë i kërkuan Izraelit të vazhdojë luftën në Gaza, raporton KlanKosova.

“Civilët dhe ushtarët heroikë janë të vendosur të arrijnë fitoren absolute. Ju keni një mandat për të luftuar. Nuk ke mandat të ndalesh në mes. Ky është testamenti i të rënëve dhe është detyrimi ynë ndaj të gjallëve”, shkruante në letrën që Netanyahu e lexoi me zë.

“Testamenti i të rënëve është ajo që na udhëheq. Ne do të luftojmë deri në fund”, tha ai në përgjigje të letrës, në mbledhjen e kabinetit sot.

Kjo erdhi pasi presioni ndaj Netanyahut po rritet për të siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura pasi ushtarët izraelitë qëlluan “gabimisht” tre prej tyre në Gazën veriore, raporton Al Jazeera.