Nesër në Tearcë do të mbahet manifestimin tradicional “Dita e Groshës 2025”
Qendra për Edukim dhe Zhvillim – QED, me mbështetjen e programit Civica Mobilitas, Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë dhe Komunës së Tearcës, për të trembëdhjetën herë me radhë do të organizojë manifestimin tradicional “Dita e Groshës 2025”. Ky aktivitet do të mbahet më 27 shtator 2025 (e shtunë), në oborrin e Shkollës Fillore “Kiril Pejçinoviq” – Tearcë, duke filluar nga ora 12:00, transmeton Portalb.mk.
“Organizimi i këtij manifestimi buron nga nevojat e komuniteteve lokale në rajonin e Pollogut për të forcuar përpjekjet e tyre në zhvillimin e politikave lokale dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë kulturore, në përputhje me traditat, zakonet dhe resurset e rajonit. “Dita e Groshës” është një ngjarje që tejkalon kufijtë etnikë dhe promovon vlerat e Pollogut”, thuhet në njoftim.
Organizatorët thonë se vit pas viti, manifestimi vazhdon të rritet – si në përmasa, ashtu edhe në pasurinë e programit – duke tërhequr pjesëmarrës dhe vizitorë në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.