Nesër do të luhet vetëm një ndeshje e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut, të dielën ndeshjet tjera

Liga e Parë në Maqedoninë e Veriut për nesër do të organizojë vetëm një ndeshje, atë ndërmjet Sileksit dhe Gostivarit. Kjo ndeshje do të luhet duke filluar prej orës 15:00, transmeton Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë, të dielën do të fillojnë edhe pesë ndeshjet tjera. Struga do të jetë mysafir i Vardarit, Shkupi do të udhëtojë për te Bregallnica, ndërsa Shkëndija te Makedonija Gjorçe Petrov.

Voska Sport do të pret Rabotniçkin, kurse Tikveshi do të luajë kundër Akademija Brera.

Ndryshe, Struga udhëheqë Ligën e Parë me 54 pikë, Shkupi i dyti me 51 pikë, Shkëndija 48 pikë, Gostivari i gjashti me 32 pikë, ndërsa Voska e nënta me 27 pikë.

Voska në kuadër të Kupës së Maqedonisë më 19 prill do të luajë kundër Makedonija Gj.P., sikurse Shkupi kundër Tikveshit. Këto janë gjysmëfinalet e dyta, pasi në ndeshjen e parë, Voska ka fituar 2-0, ndërsa Shkupi e mbaroi lojën pa gola. Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhet më 22 maj.