Në Tiranë u protestua mbrëmë për Zvërnecin, më 10 qershor do të mbahet protestë mbarëkombëtare
U mbyll mbrëmë protesta e ditës së 8-të në Tiranë kundër projektit në Zvërnec, transmeton Top Channel.
Qytetarët u mblodhën edhe këtë të diel përpara Kryeministrisë.
Gjatë protestës, ata kanë shtuar edhe disa kërkesa të tjera: Shëndetësia, arsimi, bujqësia, pensionistët dhe minatorët.
Ndërkohë, në fund të tubimit u bë thirrje për një protestë mbarëkombëtare më 10 qershor.
Demokratët vendosën t’i bashkohen protestës së qytetarëve në ditën e 8-të të saj. Përmes një mesazhi të shpërndarë strukturave, krerët e degëve në Tiranë njoftuan anëtarët të dalin të gjithë bashkë, të organizuar në protestë.