Në Tetovë u hap ekspozita e dy piktorëve, “Mbresa Verore” e Began Dearit dhe “Barrierat laramane” e Bilgaip Koçishtës

Mbrëmë në Galerinë e Arteve në Tetovë u hap ekspozita e dy piktorëve, Began Deari me titull “Mbresa Verore”, dhe Bilgaip Koçishta ose siç e njohin të gjithi Biges me “Barrierat laramane”, njofton Portalb.mk.

Mure si pengesa, bllokime, kufizime, rezistenca, pengesa, parandalim… Të gjitha këto janë sinonime të barrierave për të cilat flet ekspozita e mbrëmshme.

Në këtë ekspozitë, kam paraqitur diku 10-11 punime ku konkretisht bëhet fjalë për barrierat autoreferenciale, ku secili njeri i ka gjatë jetës së vetë, e cila është edhe ideja e kësaj ekspozite, tha Bige për Portalb.mk.

“Këtë rast e kam konkretisht për barrierat autoreferenciale, ku secili njeri i ka gjatë jetës së vet, pastaj i shëndrrova në piktura ku është edhe mënyra më e mirë për ta shpreh një përvojë të tillë,” tha Bilgaip Koçishta- Bige.

Afishja e ekspozites, Foto e dërguar nga piktor Biges
Afishja e ekspozitës, foto nga piktori  Biges

Piktori Began Deari për Portalb.mk tha se në këtë ekspozitë, ka prezentuar 12 punime, të cilat janë të punuara në teknikën akril në pëlhurë.

“Mbresa Verore” është një cikël që e zhvilloj gjatë karieres time, mirëpo  pesë vitet e fundit kanë qenë më me shumë punë, dhe mbrëmë i kam prezentuar punimet e pesë viteve të fundit” tha ai.

Foto e dërguar nga piktori Began Deari
Foto nga piktori Began Deari

Për të gjithë artëdashësit, ekspozita do të jetë e hapur për shtatë ditë me radhë.