Në Tabanovc ka rritje të frekuencës së automjeteve, bëjnë të ditur LAMM

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimin kufitar “Tabanovc” për dalje dhe hyrje vërehet frekuencë e shtuar e automjeteve. Në pikat e tjera kufitare, në anën maqedonase, nuk ka më ndalesa, transmeton Portalb.mk.

“LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar të lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, thonë nga LAMM.

Nga atje, kujtojnë se nga data 1 korrik deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në të gjithë vendin është vendosur regjim veror i qarkullimit, i cili ndalon lëvizjen e mjeteve të rënda me peshë totale mbi 15 tonë gjatë fundjavës dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.

Kushtet janë si më poshtë:

  • E premte ora 17:00 – 22:00
  • Të shtunën nga ora 09:00 deri në 18:00
  • Të dielën nga ora 09:00 deri në 22:00

Në rrugën kryesore A2 seksioni Shkup – Ohër – Shkup, gjatë fundjavave është i ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda të mallrave, masa totale e të cilave kalon 7.5 tonë në këto intervale:

  • E premte ora 15:00 – 22:00
  • Të shtunën nga ora 07:00 deri në 12:00 dhe nga ora 18:00 deri në 24:00
  • Të dielën nga ora 07:00 deri në 22:00