Ne s’kemi faj

Poezi nga Meriza Abazi

Jam e mitur me çantë në krah, e puth nënën, për të mos parë më

Jetoj me ëndrralla

Shkoj në kopshtin e diturisë

Aty ku i zgjas krahët e fantazisë

Dikush m’i errëson sytë përherë,

Unë nuk kam faj

Jam nënë , kam zogj

I mëkoj , u fal bujarinë

U jap flatra të shqiponjës

Hap portat e trashëgimisë

Butësia, dashuria ime, zogjve të mi

U jep fuqi fluturimit drejt ardhmërisë

AI më plandos si leckë në dhe

Unë nuk kam faj

Jam gjyshe e moteve

Djersa e krahut, nderi i familjes

Në krye të vatrës, në zemër të përrallës,

Në zjarr e ujë valë

Kalova theqafjet e jetës në plangun e shtëpisë

AI më lëndon …

Na dalloi Zoti me gjini

Për mëkat apo gëzim?

Ne s’kemi faj!

Mos e vrisni ardhmërinë

Mos e lëndoni shpresën

Ne lindim , për ta vazhduar jetën…

Ne s’kemi faj!