Në Parkun e Qytetit u shënua Dita e Mbretit të Holandës

Sot në Parkun e Qytetit në Shkup, me aktivitete të shumta ku dominonte ngjyra portokalli, u shënua Dita e Mbretit të Holandës, transmeton Portalb.mk.

Në park u shkëmbyen libra, aksesorë, pajisje sportive dhe sende personale, si dhe u organizua një garë për biçikleta të dekoruara.

Shkollat e mesme të Shkupit garuan me tema kreative që lidhin Maqedoninë e Veriut dhe Holandën, ndërsa për më të vegjlit u organizua një “gjueti thesari” dhe argëtim në labirintin holandez.

Ngjarja u organizua nga GoGreen dhe Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se para pak ditësh kjo ditë u shënua edhe në Tetovë.