Në Maqedoninë e Veriut vazhdoi rritja e çmimeve te produktet industriale

Çmimet e produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut shënuan rritje gjatë muajit mars, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin mars të vitit 2026 janë zmadhuar për 0.5 përqind krahasuar me muajin paraprak dhe 4.4 përqind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që rritje më e madhe u regjistrua te sektori i minierave dhe gurorëve (15.7 përqind) dhe furnizimi me energji (10.7 përqind).

Krahasuar me vitin 2021, në mars të vitit 2026 është regjistruar rritje e çmimeve për 27.5 përqind, ashtu që rritje më e madhe u regjistrua te energjia elektrike, rritje për 68.8 përqind.