Në Maqedoninë e Veriut u hap tuneli i fundit në hekurudhën që lidhet me Bullgarinë
Maqedonia e Veriut ka hapur edhe tunelin e fundit në rrugën hekurudhore që e lidh Maqedoninë e Veriut me Bullgarinë, segmenti Belakovce – Kriva Pallankë, transmeton Portalb.mk.
“Progresi aktual nga kontraktori ende nuk është sipas pritjeve, por mund të njoftoj se segmentet më specifike të projektit po kapërcehen ngadalë dhe pres muaj të aktivitetit më serioz operativ dhe përparim të dukshëm”, deklaroi drejtori i NP “Infrastruktura hekurudhore”, Sinisha Ivanovski.
Ivanovski theksoi se Korridori 8 është një nga investimet më strategjike për Maqedoninë e Veriut dhe NATO-n, duke theksuar se përmes kësaj hekurudhe do të lidhet Deti Adriatik dhe ai i Zi.