Në Maqedoninë e Veriut priten reshje të reja të përcjella me bubullima, mund të ketë edhe stuhi

Nën ndikimin e aktivitetit ciklon të përmendur tashmë me qendrën e Evropës Juglindore, i cili natyrisht ndikon në motin edhe në Maqedoni, sot pasdite, gjatë natës e deri në nesër (e premte), si dhe nesër gjatë ditës, në disa vende do të ketë reshje të reja të herëpashershme shiu, të cilat do të jenë me intensitet të ndryshueshëm, transmeton Portalb.mk.

Lokalisht do të zhvillohen vranësira, nga të cilat priten reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e fortë. Nuk përjashtohet mundësia që në vend proceset të jenë më intensive dhe në formë stuhie, të përcjella me reshje të rrëmbyeshme të bollshme në një kohë të shkurtër, erë të fortë, rrufe dhe kushte për shfaqjen e breshërit.

E në rajonin e Shkupit sot pasdite dhe në mbrëmje, si dhe nesër (e premte) do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Në disa pjesë të rajonit reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe me kushte për shfaqje të shtrëngatave, si dhe me përforcim të erës në zonën e jostabilitetit.

Apelojmë që në rast stuhie dhe vetëtimash, të mos qëndroni në ambiente të hapura apo nën pemë të vetmuara.

Sa i përket temperaturave ato do të rriten në intervalin prej 17 deri në 24 gradë, në Shkup temperatura maksimale do të arrijë rreth 24 gradë.