Në Maqedoninë e Veriut në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetike, nga mesnata do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (DЕ V) ulen për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,152 den/kg dhe do të jetë 45,757 den/kg”, raportoi Komisioni.

Në bazë të çmimeve të reja, benzina BS-95 prej nesër do të shitet 81.5 denarë për litër, BS-98 do të jetë 83.5 denarë për litër, Eurodizeli 74 denarë për litër, vaji për djegie ekstra i lehtë 72.5 denarë për litër dhe Mazuti 45.757 denarë.