Në Maqedoninë e Veriut ka më shumë vdekje sesa lindje
Në bazë të numrit të lindjeve dhe vdekjeve në Maqedoninë e Veriut, gjatë vitit 2024 ka pasur më shumë vdekje sesa lindje, transmeton Portalb.mk.
Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 ka pasur 16 061 lindje, ndërsa janë regjistruar 20 201 vdekje. Si në zonat urbane, edhe në ato rurale ka pasur më shumë vdekje sesa lindje.
“Rajoni i Shkupit ka pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve me 40.4%, ndërsa pjesëmarrjen më të vogël e ka Rajoni Lindor me 5.8%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti ka shtuar që në Rajonin e Shkupit ka pasur më shumë vdekje (30.3 %), ndërsa më së paku në Rajonin Verilindor (8 %).
“Migrimet mes fshatrave kanë pjesëmarrjen më të madhe në Rajonin e Pollogut me 49.6%, krahasuar me migrimet mes qyteteve me pjesëmarrje prej 2.5%”, raportoi Enti, duke theksuar se bilanci i migrimit të jashtëm është më i madhi në Rajonin e Shkupit me 2 603 persona.