Në industrinë e Maqedonisë së Veriut ka pasur rënie të qarkullimit
Rënie e qarkullimit është regjistruar në industrinë e Maqedonisë së Veriut, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Qarkullimi në industri, totali, në gusht të vitit 2025, krahasuar me muajin gusht të vitit 2024 është zvogëluar për 3.9%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rënie më e madhe është regjistruar te prodhimi i pajisjeve të tjera për transport (41.9 %), ndërsa rritje më e madhe në këtë periudhë ishte te 58.7 përqind.
“Qarkullimi në industri, totali gjatë muajit gusht të vitit 2025, krahasuar me muajin korrik të vitit 2025, vërehet rënie prej 20.9%, derisa në periudhën janar- gusht të vitit 2025, krahasuar me periudhën janar- gusht të vitit 2024 vërehet rritje prej 6.7%”, raporton Enti.