Ndryshoi orari për disa ndeshje të Kupës dhe Ligës së Dytë në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Ndeshjet e dy javëve në Ligën e Dytë dhe tri ndeshjet e Kupës së Maqedonisë, do të pësojnë ndryshime në orar, pas një vendimi të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Ndryshimin e termineve në orarin e ndeshjeve për xhirot 4 dhe 5 në Ligën e Dytë si dhe për tri (3) ndeshje të Kupës në konkurrencë të seniorëve për shkak të pjesëmarrjes në turneun amator të reprezentacionit të Maqedonisë në Republikën e Serbisë në periudhën nga 12 deri me 19 shtator të vitit 2024”, raportoi Federata.

Java e katërt do të luhet më 25 shtator, ndërsa java e pestë më 22 shtator.

“Ndeshjet e Kupës, Pobeda-Gostivari, Bashkimi 1947-Voska Sport dhe Bellasica-Makedonija Gj.P 1932 do të luhen me datë 02.10.2024 (e mërkurë) nga ora 14:00, në vend të datës 18.09.2024”, raportoi Federata.