Ndeshja e legjendave për pak sa nuk përfundoi në sherr (VIDEO)

Legjendat e Sao Paulos dhe Milanit zhvilluan të shtunën pas mesnate një ndeshje spektakolare në stadiumin “Morumbi”. Vendasit fituan me rezultat 4:1, raporton Koha.net. Por vëmendjen më të madhe e tërhoqi skena në të cilën rolin kryesor e kishte legjenda Clarence Seedorf, i cili u tërbua nga ndërhyrja e Josues.

Ish-veterani brazilian ndërhyri ashpër ndaj Seedorfit dhe holandezi reagoi dhe menjëherë nisi një kacafytje me ish-futbollistin e Wolfsburgut. Por situata u qetësua pas ndërhyrjes së futbollistëve të tjerë. Më pas, ndeshja përfundoi.

Pas ndeshjes, Josue ka thënë se reagimi i Seedorfit ishte i paqartë për të dhe sipas tij, holandezi u nervozua për shkak të rezultatit të ndeshjes.

Për fitoren e Sao Paulos, shënuan Dodo (tre gola) dhe Valber, ndërsa shënuesi i vetëm për Milanin ishte Ricardo Oliveira.