Ndërroi jetë ish-deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Ish-deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Mile Andonov, dje ka ndërruar jetë. Partia e tij, LSDM-ja përmes një komunikate ka njoftuar, transmeton Portalb.mk.

“Ngushëllime deri te familjarët, të afërmeve dhe shokëve për vdekjen tragjike të Mile Andonovit, shokut dhe bashkëpartiakut tonë të nderuar”, deklaruan nga LSDM-ja.

Ata vlerësuan kontributin e e Andonovit në zhvillimin e Koçanit, duke veçuar kontributin e tij në zhvillimin e proceseve reformuese, progresive dhe socialdemokratike.

Ai ishte deputet për tri mandate në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të LSDM-së.