Ndërroi jetë Bedri Ajdari, zëri i familjeve të prekura në rastin “Monstra”

Aktivisti për të drejtat e njeriut në Maqedoninë e Veriut, përfaqësuesi i familjeve të prekura në rastin të montuar “Monstra”, sot ka ndërruar jetë transmeton Portalb.mk.

“Të nderuar shokë, miq dhe dashamirë, sonte në këto natë të mëdha të Ramazanit, axha jonë Bedria ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të Gjithësisë”, njoftojnë familjarët, duke përkujtuar kontributin që ai ka dhënë për të burgosurit e pafajshëm.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka reaguar pas njoftimit për vdekjen e tij.

“Me hidhërim të thellë mora lajmin se Bedri Ajdari, anëtar i Kryesisë së ASH-së ka ndërruar jetë. Ngushëllime familjes së tij! Zoti e pastë afër këtë burrë e mik të mirë!”, shkruan Taravari.

Ndryshe, ekipi i avokatëve të të dënuarve në rastin “Monstra”, në muajin shkurt njoftuan se janë duke i përgatitur ankesat për në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. Ankesa pason pas vendimit të Gjykatës Supreme në shtator të vitit 2023 sipas të cilit u konfirmuan dënimet e shkallës së parë dhe të dytë për pesë të akuzuar. Sipas vendimit tre persona u dënuan me burgim të përjetshëm, një me 15 vjet burg dhe një me 9 vjet burg.

PËR MË SHUMË LIDHUR ME TEMËN LEXO: