NBA mori vendimin historik për basketbollistët

NBA ka marrë një vendim, duke hequr mariuhanën nga lista e substancave të ndaluara, duke lejuar përdorimin e saj nga basketbollistët, raporton ABC.

Vendimi i marrë që në prill hyri në fuqi nga korriku i këtij viti. Kështu, nuk do të ketë me gjoba, kontrolle apo dënime për lojtarët që përdorin mariuhanë.

Ai që bindi komisionerin Adam Silver të marrë këtë vendim ishte basketbollisti Kevin Durant. Papritur, ai u kthye në një avokat mbrojtës të të gjithë atyre që përdorin marihuanë, duke mbrojtur këtë kauzë.