Ministria me kërkesë urgjente deri te qytetarët e Maqedonisë së Veriut që gjendet në Liban

Ministria për Punë të Jashtme në Maqedoninë e Veriut sot ka publikuar një komunikatë ku është kërkuar nga qytetarët e RMV-së të largohen nga shteti i Libanit sa më shpejtë të jetë e mundur, transmeton Portalb.mk.

“Thirrje shtetasve tanë të largohen nga Libani. Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga ai”, kërkoi Ministria.

Kërkesa i drejtohet edhe qytetarëve që kanë pasur për qëllim të udhëtojnë në Liban për arsye jo të rëndësishme. Në lidhje me këtë çështje, Ministria i mundësoi qytetarët të komunikojnë përmes numrit +389 75 268 736  ose adresës [email protected].

“Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës dhe rrjedhimisht zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Libani”, njoftoi Ministria.