Ministria e Shëndetësisë hapi linjë telefonike për komunikim direkt me ministrin Taravari

Ministria e Shëndetësisë hapi një linjë telefonike të drejtpërdrejtë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të komunikuar me ministrin Arben Taravari, transmeton Portalb.mk.

Të gjithë qytetarët e RMV-së përmes një linje telefonike kanë mundësi të ndajnë propozimet e tyre për kujdesin shëndetësor, të raportojnë parregullsi, të lavdërojnë punën e punëtorëve shëndetësorë dhe të propozojnë ide për reforma në numrin e telefonit 072/899/001, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Qytetarët kanë mundësi edhe për komunikim personal me ministrin gjatë ditës së hapur, çdo të mërkurë nga ora 13:30 deri në 16:00.