Ministria e Kulturës në RMV hapi konkurset për financim të projekteve

Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Maqedoninë e Veriut ka hapur konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në fusha të caktuara dhe aktivitete të kulturës për vitin 2025, raporton Portalb.mk.

Ministria do të mbështesë projektet në këto fusha: artet vizuale, arkitekturë dhe dizajn; veprimtari dramatike; veprimtari muzeore dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale; veprimtari bibliotekare; mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të patundshme dhe mbrojtjen e të mirave audiovizuale; veprimtari letrare dhe botuese; manifestime dhe festivale në fushën e kulturës; veprimtari muzikore dhe muzikore-skenike; bashkëpunim ndërkombëtar; folklor.

Afati i dorëzimit të aplikimeve është i hapur deri më 31.10.2024 deri në orën 15:30.

Detajet e konkursit i gjeni KËTU.