Ministri gjerman i mbrojtjes kritikoi SHBA-në se ka bërë lëshime ndaj Rusisë për Ukrainën

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kritikoi administratën amerikane për bërjen publike të lëshimeve ndaj Rusisë, përpara se të fillonin bisedimet e reja të paqes për pushtimin e Ukrainës, shkruan dpa, transmeton Portalb.mk.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha në mbledhjen e NATO-s në Bruksel se rivendosja e kufijve të mëparshëm të Ukrainës është joreale, se Ukraina duhet të heqë dorë nga aspiratat për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s dhe se trupat amerikane nuk do të shërbejnë si paqeruajtëse.

Pistorius e kritikoi këtë qasje ndaj bisedimeve të paqes.

“Sipas mendimit tim, do të ishte më mirë të flitej për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO ose humbjen e mundshme të territorit të vendit vetëm në tryezën e bisedimeve dhe këtë opsion mo ta heqim paraprakisht nga tavolina,” tha Pistorius në Bruksel.

Është gjithashtu e rëndësishme që evropianët të përfshihen në negociata të tilla, tha ministri gjerman.

“Në fund të fundit, ato do të  jenë pjesë thelbësore e një rendi të ri.” tha ai.