Micotakis “do të këput litarin” nësë autoritetet e Maqedonisë së Veriut nuk e respektojnë Marrëveshjen e Prespës

Kryeministri grek Krijakos Micotakis përsëriti porosinë se “rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut kalon nëpër Greqi” dhe mund të mbetet e mbyllir në rast se nuk respektohet Marrëveshje e Prespës. Në intervistë për gazetën “Ta nea” Micotakis kërkoi qëtë respektohet marrëveshja, transmeton MIA.

“Kur dikush tërheq litarin, do të duhet të jetë i gatshëm të këputet. Dhe nëse ai devijon nga rrjedha e dakorduar, të dijë se do të gjendet në rrugë të mbyllur drejt Evropës. Rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare”, thotë Micotakis në intervistë.

Reagimet për Marrëveshjen e Prespës nisën të vijnë, pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, gjatë dhënies së betimit nuk e përdori emrin zyrtar “Maqedonia e Veriut” ashtu siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Prespës.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut ka qenë kandidate anëtarësimi në BE që nga viti 2005. Por fillimi i bisedimeve të anëtarësimit u shty për shkak të konfliktit të emrit me Greqinë. Në vitin 2017 u arrit marrëveshje me Greqinë për ndryshimin e emrit, që në vitin 2019 edhe u zbatua. Athina këmbënguli për ndryshimin e emrit Maqedoni, pasi një rajon në veri të Greqisë mban po këtë emër. Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është e një rëndësie të madhe, pasi menjëherë pas arritjes së saj Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s.