Mickoski: Nuk shohim arsye për interpelancë ndaj Gashit, VMRO-ja nuk do ta mbështesë

Nuk shohim arsye për interpelancën e kryeparlamentarit Afrim Gashi dhe nuk do ta mbështesim, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke prezantuar qëndrimin e VMRO-DPMNE-së në lidhje me kërkesën për interpelancë të kryetarit të Kuvendit të dorëzuar nga Levica, e cila ishte mbështetur edhe nga LSDM, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri tha se puna e Afrim Gashit në Kuvend, mënyra se si sillet si kryetar dhe si i udhëheq seancat janë sjellje serioze të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij Talat Xhaferi.

“Koalicioni LSDM-BDI-Levica, supozoj se ka motivet e veta për paraqitjen e këtij lloji të interpelancës, prandaj nuk do ta mbështesim”, tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Interpelanca për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, e dorëzuar nga deputetët e së  Majtës, është futur në rendin e ditës të seancës së 13-të plenare të caktuar për 3 shtator. Në kërkesën për interpelancë të dorëzuar nga E Majta, thuhet se kryeparlamentari Gashi që nga fillimi i emërimit të tij ka punuar në mënyrë arbitrare, joprofesionale, të pamatur dhe joprofesionale dhe mbi të gjitha në mënyrë të kundërligjshme, antikushtetuese dhe joprofesionale.