Mickoski i premtoi 100 milionë euro, deri në shtator do të pret projekte nga komunat

Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BJVL) sot mbajti mbledhje të Kuvendit të përgjithshëm, ku krahas numrit të madh të kryetarëve të komunave, i pranishëm ishte edhe mandatari për formimin e qeverisë sëre, Hristian Mickoski, si dhe kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, raporton MIA.

Mickoski në deklaratë për mediumet theksoi se qëllimi i qeverisë së re do të jetë në mandat prej katër viteve, përmes komunave t’i zgjidhë problemet ekzistenciale të 400 mijë amvisërive, sepse siç tha, një pjesë e madhe e projekteve kapitale ë cilat i kanë si nevojë qytetarët, do të realizohen përmes komunave.

Ai u bëri thirrje të gjithë kryetarëve të komunave, pa dallim nga cila parti politike vijnë, të punojnë në projekte deri në miratimin e tyre dhe t’i përgjigjen thirrjes që do të publikohet nesër deri në gjysmën e parë të shtatorit, me të cilën qeveria do të sigurojë minimum 100 milionë euro.

Mandatari për formimin e qeverisë së ardhshme, Mickoski, duke theksuar që vitin e ardhshëm do të investojë mbi 250 milionë euro në komuna, vlerësoi që prioritet për qeverisjen e tij do të jetë edhe shëndetësia.

Kujtojmë që shumica e komunave në Maqedoninë e Veriut udhëhiqen nga partitë e koalicionit të ardhshëm qeveritar, ku bëjnë pjesë VMRO, VLEN dhe ZNAM. Të dielën pritet publikimi i emrave që do të propozohen për ministra, ndërsa më 18 qershor pritet të votohen emrat në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut,

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 88 vota “për”, 22 “kundër” dhe “asnjë” abstenim rreth orës 02:30 të mëngjesit të 8 qershorit ka miratuar ndryshimet e propozuara të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, me të cilat nga 16 do të bëhen 20 ministri. Këto propozime erdhën nga mandatari i qeverisë së ardhshme, kryetari i VMRO-DMPNE-së Hristijan Mickoski.