Mickoski: Duhet të gjejmë mënyrë si të zëvendësojmë gazin rus me burime të tjera

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian ka theksuar nevojën e pavarësohemi nga gazi rus, transmeton Portalb.mk.

“Duhet të konsolidojmë planet tona dhe të punojmë së bashku, sepse pa marrë parasysh se a jemi anëtarë të BE-së apo kandidatë për anëtarësim, ne duhet të punojmë së bashku, sepse të gjithë jemi të lidhur. Zgjidhja e vetme do të mbetet Rrjedha e Jugut dhe Rrjedha Turke që do të thotë se gazi rus dhe Rusia do ta përdorin atë për ndikim politik. Prandaj duhet të gjejmë mënyrë se si të
zëvendësojmë gazin rus me burime të tjera”, tha kryeministri Mickoski.

Ai e theksoi që të gjithë kontratat e tranzitit përmes Ukrainës do të skadojnë deri në fund të vitit, ndërsa vendet evropiane duhet të gjejnë alternativë për gazin rus, pasi ai po përdoret për ndikim politik.

“Ne po e përshpejtojmë ndërtimin e interkonjeksionit me Greqinë dhe së shpejti do të fillojmë ndërtimin e interkonjeksionit me Serbinë. Me këtë, vendet e Evropës Qendrore do të kenë qasje më të mirë deri te gazi i Azerbajxhanit, Katarit, Kazahstanit dhe gazit nga SHBA”, deklaroi Mickoski.

Ndryshe, Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian u mbajt në Londër ku u diskutua për energjinë. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, vlerësoi se Evropa do të ketë përfitime nga tranziti përmes Maqedonisë së Veriut.

Mickoski në Londër ka zhvilluar takim edhe me Vladimir Zelenskin, Aleksandar Vuçiqin dhe Viktor Orbanin. Në delegacion janë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i mjedisit jetësor Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska.