M’i rrënove ëndrrat
Poezi nga Merita Abazi
Ëndërroja për të nesërmen e bardhë,
Ëndërroja për lukëzim të gonxheve, me kordele të bardhë
Ëndërroja për shndritjem ngazëlluese të syrit,
Ëndërroja për ardhmërinë
Ti m’i rënove
Ëndrrat m’i bëre ankth
Hyre, m’i nxive
M’i rrënove
E djeshmja u bë e nesërme
E nesërmja u bë një ëndërr e përmbysur, së prapthi!
M’i rrënove ëndrrat!