Mexhiti paralajmëroi autobusë të rinj ekologjik për Shkupin
Ministri i Mjedisit Jetësor Izet Mexhiti, njoftoi se zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Shkup dhe gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për ndërmarrjen e transportit publik të Shkupit (NTP), si dhe gazifikimi i të gjithë shtetit janë pjesë e masave për trajtimin e ndotjes së ajrit, transmeton Portalb.mk.
Ai theksoi se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm me një masë, por mbi të duhet të punohet vazhdimisht.
“Po punojmë që qyteti i Shkupit të marrë gjashtë autobusë ekologjikë. Mendoj se me zgjerimin e ngrohjes qendrore, dhe në të ardhmen edhe me gazifikimin e të gjithë shtetit, ngadalë por sigurt do ta zgjidhim problemin e ndotjes së ajrit,” tha Mexhiti.
Kujtojmë se NTP “Shkup” ka probleme financiare në punën e saj dhe qyteti do ta subvencionojë sërish ndërmarrjen. Transportuesit në fund të gushtit funksiononin në mënyrë të reduktuar. Por më pas, me 2 shtator, u arrit marrëveshje me NTP “Shkupi”. Pas takimit që kanë pasur pasditen në drejtorinë e NTP “Shkup” në Autokomandë, transportuesit privatë kanë bërë të ditur se janë marrë vesh me kompaninë që t’ua paguajë 80 përqind të borxhit, pra, siç thanë ata, u janë transferuar mjete në vlerë prej 40 milionë denarë.
Kjo nuk është hera e parë që në rrugët e Shkupit nuk funksionojnë transportuesit privatë. Transportuesit privatë pushuan së qeni pjesë e transportit publik të qytetit në nëntor të vitit 2022 për shkak të borxheve që kërkuan t’i paguante Qyteti i Shkupit. Në fund të nëntorit dhe në fillim të dhjetorit, më shumë se 300 autobusë të parkuar në kryqëzimet kryesore bllokuan kryeqytetin.
- LEXO: NTP “Shkup” përsëri s’ka para, Arsovska kërkon edhe 2.6 milionë euro subvencione që të ketë autobusë
- LEXO: Transportuesit privatë u kthyen në normalitet, ata arritën marrëveshje me NTP Shkup për të paguar 80 përqind të borxhit
- LEXO: Arsovska – Mickoskit: Nëse nuk më lejoni t’i blej, porositni autobusët e rinj për në Shkup
- LEXO: VMRO-ja sërish nuk votoi dhe nuk lejoi blerjen e autobusëve të rinj për NTP “Shkup”
- LEXO: ODAS Shkup: Të zgjidhet problemi me transportin, nxënësit dhe studentët i keni lënë pa mënyrë për të shkuar në shkollë e fakultet